Sunny Hill Festival

49 raste të reja me koronavirus

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 53 të infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook. 

“Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar ai.

Njoftimi i IKSHPK-së:

53 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!