Sunny Hill Festival

Rreth 1200 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 11 raste të reja të të infektuarve me koronaivrus.
Si pasojë e këtij virusi ka humbur jetën një pacientë.

Përgjatë kësaj kohe në kuadër të përballjes me këtë virus janë shëruar 146 qytetarë, transmeton lajmi.net.

Tani për tani janë gjithsej 1 mijë e 198 raste aktive me virusin COVID-19.

Në nivel vendi janë kryer 80 mijë e 126 testime, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme janë dhënë 1 mijë e 647 vaksina antiCOVID.