Dy të lënduar në një aksident në Shupkovc të Mitrovicës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar dy persona”, është shprehur Zahiti.