Mbrëmë, Hamide Magashi, dyshohet se u vra nga ish burri i saj në oborrin e QKUK-së. Asaj nesër do t’i jepet lamtumira e fundit.
Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës, sipas të cilëve viktima do të varroset në orën 13:00.
Kujtojmë që Magashi ka qenë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë, dhe sipas familjarëve, sot pritej që ajo të bëhej nënë.
I dyshuri për vrasjen e saj, Sokol Halili, ende gjendet në arrati.
Për gjetjen dhe arrestimit e Halilit, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
“I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.