A është e rrezikshme të kryesh marrëdhënie gjatë kësaj periudhe?

Të dashuruarit që nuk jetojnë së bashku ose personat që janë diagnostikuar si mbartës së koronavirusit duhet të shmangin seksin, ka paralajmëruar një ekspert.

Profesori Paul Hunter gjithashtu këshillon ata që kanë një jetë seksuale aktive të lidhur me shumë persona, duhen të heqin dorë menjëherë nga kjo rrugë dhe të qëndrojnë në shtëpi. Seksi duhet të shmanget për shtatë ditë, nëse njëri nga partnerët shfaq simptoma si kollë ose ethe dhe rekomandohet që gjatë kësaj periudhë  të flenë në dhoma të ndara, sqaron eksperti.

Po ashtu personat që janë në moshën mbi 70 vjeç, apo personat me sëmundje kronike ose gratë shtatzëne duhet të shmangin sa më shumë kontaktet dhe seksin. Nga krahu tjetër shumë qeveri kanë dhënë këshilla sistematike që njerëzit të distancohen nga jeta e tyre sociale, për të ngadalësuar në këtë mënyrë përhapjen e koronavirusit. Por ende nuk ka dhënë një informacion bazik, në lidhje me seksin.

“Nëse ju ose partneri juaj izoloheni sepse njëri prej jush ka simptoma dhe jetoni së bashku, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga seksi. Por, nëse partneri juaj është  një nga grupet e rrezikshmërisë së lartë të koronavirusit, siç mund të jetë personat e moshës mbi 70 vjeç, personat me sëmundje kronike apo gratë shtatzënë, atëherë duhet të qëndroni larg njëri-tjetrit sa më shumë të jetë e mundur. Nga kjo nënkuptohet që të shmangni seksin për shtatë ditët e para”, u shpreh profesori

Gjithashtu Profesor Hunter këshilloi shmangien e seksit gjatë kësaj periudhe, për të gjithë personat, qofshin të shëndetshëm ose jo, dhe ripërsëriti këshillat për higjienën dhe larjen e duarve.

“Pavarësisht nëse bëni apo nuk bëni seks gjatë kësaj periudhe, mos harroni të lani duart rregullisht për 20 sekonda dhe shmangni prekjen e fytyrës tuaj, ose të partnerit ose partneres nëse duart janë të palara. Rreziku kryesor për t’u infektuar me virusin gjatë seksin vjen nga të qenit afër me partnerin ose partneren, ballë përballë, apo nëpërmjet puthjeve dhe prekjes së fytyrave të njëri-tjetrit”, tha Profesor Hunter.