A është plan i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës që Serbisë t’i mundësohet dalja në det përmes Kosovës?

Deklarata e ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Rekës, se Kosova mund të bëj një kompromis me Serbinë për t’i lejuar çasje në Adriatik, ka nxitur reagime të ashpëra të dy partive opozitare AAK-së, PDK-së dhe Nismës.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka.

Kjo pasi, ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë, asaj mund t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, po prodhon pasojat e para.

Ai tutje ka thënë se Reka duhet menjëherë të japë dorëheqje, para se t’i kërkohet ajo.

Këtë deklaratë të Rekës si shqetësuese dhe të rrezikshme po e sheh edhe Partia Demokratike e Kosovës.

PDK përmes një komunikate për media ka thënë se me këtë ide do t’i bëhej favor i jashtëzakonshëm Serbisë, derisa do t’i rrezikohej ekzistenca shtetit të Kosovës.

Dorëheqjën e Rekës e ka kërkuar edhe parti e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate.

Përveç opozitës, reagime të ashpra ka edhe në rrjetët sociale, pasi që është herë a parë që një ministër i Qeverisë së Koisovës deklaroher për një “plan” të tillë.

Mirëpo, ajo që duket me shqetësuese është fakti se dy liderët e koalicionit qeverisës, Albin Kurti dhe Isa Mustafa ende nuk e kanë kundërshtuar këtë ide. E mos kundërshtimi i kësaj ideje duket pranim edhe nga ana e tyre, të paktën nëse ende nuk kemi reagim.

Shtrohet pyetja se a është dalja e Serbisë në Detin Adriatik përmes Kosovës plan i qeverisë LVV-LDK?

Kjo mbetet të shihet në vazhdim, pasi pritet që reagimet e partive opozitare të jenë edhe më të zëshme për këtë deklaratë skandaloze. /Ballkani.info/