A janë tashmë një çift? Alesja dhe Neritani shuajnë përfundimisht heshtjen

Të ftuar në “E Diell” Alesja dhe Neritani treguan më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre jashtë programit.https://b96efc7b5f0bf5d39f205b11790ac611.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ata dolën nga Për’puthen tu njohur më shumë me njëri-tjetrin jashtë kamerave, por që prej asaj dite ata e kanë mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre.

Alesja theu përfundimisht heshtjen duke treguar se me Neritanin nuk janë akoma çift, por po vijojnë të njihen.

“Akoma jo besoj që  jemi në rrugën e duhur. Jemi çdo ditë bashkë dhe dalim çdo ditë”, tha Alesja.

Pavarësisht se qëndrojnë gjatë gjithë kohës bashkë, ish-konkurrentja shprehet se po i pengojnë prioritetet për tu bërë çift.

Fakti që Neritani kërkon të krijojë familje shumë shpejt, e pengon Alesjan të vendosë përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre.