AAK-ja tregon arsyet pse do të votojë për rrëzimin e Kurtit

Në ditën kur do të votohet në Kuvend të Kosovës mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur disa prej arsyeve e se pse janë pro, duke i përmendur siç kanë thënë pesë dështimet e kryeministrit, Albin Kurti.

Në  një dokument nga AAK-ja thuhet se asnjëherë nuk kanë besuar se kjo qeveri do të ketë stabilitet.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Albin Kurti qëllimshëm ka provokuar rrëzimin e Qeverisë, në një kohë të rëndë kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus.

 AAK thotë se me qasjen e tij, Albin Kurti ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me SHBA-në, derisa përmendin heqjen e taksës.

Ramush Haradinaj është lideri i parë me të cilin është takuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa një ditë pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu.