Abazi akuzon Hotin për koordinim me presidentin Thaçin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, konsideron se tentimi për të rrëzuar Qeverinë Kurti ka të bëjë me planin për ndarjen e Kosovës dhe heqjen e Gjykatës Speciale.

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK, ai i ka reaguar zëvendëskryeministrit të parë Avdullah Hoti, duke thënë se po flet të pavërteta.

Abazi tha se Hoti ka menduar që duhet të koordinohet me presidentin Hashim Thaçi, duke ‘mos kuptuar’ se është pjesë e Qeverisë Kurti.

“Qëndrimi i zëvendëskryeministrit më bën të kuptojë se nuk e ka kuptuar se është në Qeverinë Kurti, por ka menduar që duhet të koordinojë gjithçka me Thaçin”, tha zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi.