Abdixhiku diskuton me Von Cramon për pikëpamjet e opozitës për dialogun dhe proceset integruese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me Raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, Vola Von Cramon.

Abdixhiku në rrjetin social Twitter ka shkruar se ata kanë diskutuar për politikat e reja të këtij subjekti.

“Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, ka shkruar Abdixhiku.