Abdixhiku: Perdet sot ranë, numrat u panë, me to edhe arsyet e bllokimit institucional

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi ka uruar deputetët e rinj të LDK-së, ndërsa ka thënë se “Perdet sot ranë! numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash”.

Postimi i plotë:

Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës.

Perdet sot ranë!

Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash.

Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin.

LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!