Abrashi: Do të shkojmë të vetëm në zgjedhje

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi ka thënë janë të orientuar që në zgjedhje të shkojnë vetëm. Ai tutje ka shtuar se si datë e mbajtjes së zgjedhjeve është përmendur 7 shkurti.

Ai ka thënë se si parti e kanë përmendur që zgjedhjet të mbahen në janar. Sipas tij, ata janë të gatshëm për zgjedhje,

“Ajo çka e diskutuam është që duhet të gjejmë fuqi politike që të votojmë buxhetin 2021 sepse kjo prek secilin qytetarë. Na duhet si shtet edhe për të blerë vaksina. E mira e kësaj është që aktgjykimi i plotë ende nuk është bërë publik dhe mund të shfrytëzohen këto ditë”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se datat të cilat janë përmendur sot është 7 shkurti.

“Ne ende nuk kemi diskutuar por orientimet janë që të shkojmë të vetëm në zgjedhje.