Adea Badivuku pianistja nga Kosova përformon në Carnegie Hall-New York

Pianistja e suksesshme nga Kosova, Adea Badivuku u shpall fituese e vendit të parë në garen pianistike “Golden Classical Music Awards” New York 2021. Si rezultat i ketij suksesi ajo performoi fuqishem ne nje nga sallat me prestigjioze boterore Carnegie Hall ne New York. Adea u vleresua maksimalisht nga juria dhe u mireprit me kritika pozitive nga audienca amerikane.

Badivuku perkrah sukseseve të vazhdueshme në paraqitjet pianistike gjithandej, njeheresh eshte pianistja e pare kosovare e nivelit te doktoratures ne shtetet e bashkuara te Amerikes. Pas perfundimit te studimeve master ne Michigan, USA, Adea u ofrua me burse te plote studimesh doktorature ne University of Nevada, Reno dhe tashme ajo ushtron poziten e asistent-profesor ne UNR.

Badivuku u shpreh se ky ishte vetem fillim i sukseseve te saj. Ajo planifikon të sjell risi në organizime klasike, videoklipe me grupin e saj ADEDUO e koncerte pianistike në Kosovë!

Përformancën mund ta ndiqni duke klikuar në këtë link

https://youtube.com/shorts/Q21pOdBbmFM?feature=share