Agjenda e mbledhjes së sotme të LDK-së ku do të zgjidhet kryesia e re

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re të partisë.

Pak ditë pasi u zgjodh kryetari i ri dhe publikuan emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja do të mblidhet në njërin prej hoteleve të kryeqytetit për ta zgjedhur kryesinë e re.

Përveç kryesisë, në takim do të shpaloset edhe platforma e kryetarit të ri të LDK-së.

Mbledhja nis në orën 14:00.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe rendin e ditës të mbledhjes së sotme.