Zëvendësoni çajin me kafen, ja 5 arsyet pse

Dy nga pijet më të konsumuara dihet tashmë që janë kafeja dhe çaji. Por pse duhet t’i zëvendësojmë këto me njëra tjetrën? Ja 5 arsyet:

-Kafja do ju shtojë energjinë e duhur

Nëse jeni persona te cilët keni një mëngjes të vrullshëm apo e nisni ditën më ushtrime fizike, ajo që do ju ndihmojë në rritjen e energjisë tuaj është kafja e cila ka një përqindje të lartë kafeine ndryshe nga çaji.

-Kafja do ju rrisë përqendrimin

Nëse keni provim apo një situatë ku përqendrimi juaj duhet të jetë më i madh, atëherë kafja është zgjidhja juaj sepse  sasia e madhe e kafeinës do ju bëjë më vigjilent për të kryer çdo aktivitet tuajin.

-Kafja do ju ndihmojë të humbisni peshë

Konsumi i kafesë është i lidhur me nivele më të ulëta të yndyrës dhe në të ndodhet  një substancë magjike si acidi klorogjenik i cili ndikon menjëherë për uljen e peshës.

-Kafja do ju ndihmojë në uljen e diabetit

Një studim thotë se konsumimi i kafes mbi një filxhan në ditë kishin një rrezik 11 %  më të ulët për zhvillimit të diabetit të tipit 2.

-Kafja do ju mbrojë nga croza

Nëse konsumoni një sasi të konsiderueshme të kafeinës, ju do të jeni të mbrojtur nga ciroza. Sëmundja që prek mëlçinë e cila kryen funksione të mahnitshme.