Ahmeti pas takimit me Hotin: S’kemi asnjë informatë për shkollat se a duhet të hapen apo jo

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur rreth takimit që patën kryetarët e komunave me kryeministrin Avdulla Hoti.

Ai përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se në takimin me Hotin dhe kabinetin e tij, u diskutua për vendimin për fillimin e mësimit në vend.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me homologët nga komunat e tjera, takuam Kryeministrin Hoti dhe ekipin e tij për të diskutuar rreth vendimit për fillimin e mësimit në vendin tonë. Në takim u diskutua rreth vendimit për shkollat ku qeveria ka vendosur që të jenë tri (3) skenare për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjes në komunat e tyre. Edhe më tutje vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet dhe si Kryetar i Komunës së Prishtinës kam ngritur çështjen që ne nuk e kemi as sasinë me të vogël të informatave për shkollat në menyrë që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo shkollat në vendin tonë. Prishtina ndoshta është e vetmja komunë që bënë teste serologjike dhe atë që e kemi pa nëpër çerdhet tona është që tash ne e kemi mbrri një kulm të infektimit dhe me shpresë që numrat e përgjithshëm të stabilizohen duhet që bashkarisht ti marrim vendimet e përbashkëta me shumë kujdes dhe të shohim mënyrën se si ecim përpara bashkërisht