Sunny Hill Festival

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Prizren-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merren njësitet relevante policore.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, ka thënë Krasniqi.