Aksident i rëndë në autostradë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot mes dy automjeteve rreth orës 08:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Nga ky aksident sipas tij, një person ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.