Në orët e para të ditës së martë (23 shtator) ka ndodhur një aksident me fatalitet në Zajm të Klinës.
Në ora 05:00 të mëngjesit, aksidenti mes një kamioni transportues dhe një veture ka lënë dy persona të vdekur dhe dy të lënduar sipas njoftimin nga Policia e Kosovës.
“Ju informojmë se me datën 23 shtator 2025, rreth orës 05:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejё-Prishtinё, nё fshatin Zajm”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
“Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion, njё kombi dhe njё veturё me targa vendore”.
“Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”.
“Trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet më tej në njoftimin nga Policia.