Një aksident me të lënduar ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dollc të Klinës, magjistralja Pejë-Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një autobus.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 06:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Dollc të Klinës. Ka të lënduar, megjithëse numri i saktë nuk dihet ende”, tha Gashi.
