Aksident në dalje të Prishtinës

Një aksident me dëme materiale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çagllavicë.

Tek rrethi në afërsi të lagjes “Marigona”, vetura e tipit Golf 5 ka pësuar dëme të konsiderueshme pasi është goditur nga mbrapa.

Për fat të mirë, dëme në njerëz nuk ka.