Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, shkruan Gazeta Stop.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një grua. Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të saj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës, të cilat po merren me rastin.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit.