Sunny Hill Festival

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen dy vetura me targa të huaja

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, njëra me targa të Zvicrës dhe tjetra me targa të Serbisë, afër HIB Petrol në lagjen Emshir të Prishtinës, në rrugën që të çon drejt stacionit të autobusëve, raporton Gazeta Stop.

Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar qarkullimin dhe për të zhvilluar hetimet e rastit.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.