Aksioni i Policisë në veri, gjenden armë dhe mjete shpërthyese

Është duke vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit në disa lokacione.

Gjatë këtij aksioni Policia ka gjetur armë dhe mjete shpërthyese.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Te ‘Tre Rrokaqiejt’ është gjetur një ‘sasi e madhe të armëve dhe mjeteve eksplozive. Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është në pritje”, deklaroi ai.

Kujtojmë se ky aksion ka të bëj me hetimet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë tashmë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.