Ali Ahmeti uron Bedri Hamzën: PDK është shtetformuese dhe trashëguese e UÇk-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Bedri Hamzën që u zgjedh Kryetar i PDK-së.

Ai ka thënë se PDK është parti shtetformuese dhe trashëguese e UÇK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pjesë e rëndësishme përbërëse dhe kontribuese e pluralizmit të pasluftës në Republikën e Kosovës. Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit.  Gjithashtu, falemnderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira”, ka shkruar Ahmeti.