Altin Lala flet për transferimin e mundshëm të Rashicës te RB Leipzig

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka folur rreth transferimit të mundshëm të Milotit te skuadra gjermane RB Leipzig.

Sipas Lalës, Leipzig është një klub që do t’i përshtatej futbollistit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i lojës i përshtaten Milotit”, tha Lala.

Po ashtu sipas menaxherit, Leipzig është një klub që i bën futbollistët më të mirë.