Amerika Latine regjistron mbi 150,000 vdekje nga koronavirusi

Në Amerikën Latine, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar më shumë se 150,000, ashtu siç kishte paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetit.

Vendi më i goditur deri më tani është Brazili, ku afro 2 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 75,000 kanë vdekur, numri i vdekjeve më i lartë në botë, pas SHBA.

Ndërkohë, Peruja ka konfirmuar gati 340,000 raste. Vendi ka emëruar një ministër të ri të Shëndetësisë për të trajtuar krizën në rritje.

Meksika dhe Kili janë të goditura dhe gjithashtu po përpiqen të mbajnë nën kontroll pandeminë.