Ancelotti: Barcelona nuk është rival për momentin

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Eden Hazard do të kthehet në formacionin startues të Real Madridit për ndeshjen e tyre në La Liga Santander kundër Cadiz të dielën mbrëma.

“Nesër ai do të jetë titullar. Ai do të luajë sepse është stërvitur mirë dhe e meriton. Jo për shkak të mungesave”, tha Ancelotti gjatë konferencës për shtyp të së shtunës para ndeshjes.

“Ai ka punuar shumë mirë, nuk ka ndryshuar mendërisht”.

“Problemi i tij është se ai nuk ka qenë gjithmonë në gjendje të stërvitet 100 për qind, siç është tani.

Xavi Hernandez deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes të Barcelonës të premten se skuadra e tij ende ka shpresa për të fituar La Liga Santander, por Ancelotti nuk është i shqetësuar për Blaugranët, shkruan Marca.

“Ata nuk janë një rival i drejtpërdrejtë për momentin, sepse ka ekipe të tjera më afër nesh”, ka komentuar Ancelotti.

“Por ata kanë cilësinë për t’u ngritur në tabelë dhe nëse do të isha trajner i Barcelonës do të thosha saktësisht të njëjtën gjë si Xavi”.