Ansu Fati kërkon largimin nga Barcelona

Sulmuesi Ansu Fati nuk po e sheh të ardhmen e tij te Barcelona.

Sajti “Sport” ka njoftuar të enjten se Fati po dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Mësohet se ai ka njoftuar klubin se nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin. Në 16 paraqitje këtë edicion, Fati në vetëm tri ndeshje ka qenë titullar te Barça.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, po kontakton klubet që kanë interesim për transferimin e 19-vjeçrit, i cili ka tri gola e po aq asistime këtë sezon. Fati ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.