Anulohet vendimi për këmbim të pronave në Badovc

Pasi që Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në një seancë të jashtëzakonshme ka anuluar vendimin për këmbim të pronave komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc, PDK-ja njoftoi edhe për prishjen e koalicionit me LDK-në.

Me 27 vota për, Kuvendi Komunal vendosi që të anulojë vendimin për këmbimin e pronave – ani pse vitin e kaluar e kishin miratuar. Pas raportimeve të KOHËS, pati reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila i kishte bërë kuorimin këtij vendimi më herët. Më pas, VV-ja thirri seancë të jashtëzakonshme, dhe me ndihmën e PDK-së dhe partive të tjera që janë pjesë e Kuvendit Komunal, u anulua vendimi.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, PDK-ja ka njoftuar për shkëputje të koalicionit.