Arbenita Ismajli: Jam shtatzënë!

Pas spekulimeve të shumta lidhur me shtatzëninë e saj, Arbenita Ismajli ka ardhur me një deklaratë në rrjetet sociale.

Modelja e famshme ka bërë një postim në Instagram, përmes të cilit duket se ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës.

“Jam shtatzënë!”, është përshkrimi i disa fotografive që i ka shpërndarë Arbenita në rrjetet sociale.

Bukuroshja që po bën karrierë ndërkombëtare qe disa vite është në lidhje me reperin e njohur, Fero.

Çifti ditë më parë i bënë disa postime në rrjetet sociale duke deklaruar se janë martuar dhe tashmë pritet të bëhen prindër për herë të parë.