Armend Muja nuk e mohon kandidimin për kryetar, thotë se Agim Bahtiri duhet të ketë kujdes me deklarata

Deputeti i VV-së, Armend Muja, nuk e ka mohuar që do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës.

Ai ka thënë se deri tash nuk ka kërkuar pozitë, por nuk përjashtohet që do të ndryshojë angazhim në të ardhmen.

“Kur jam kyç në VV, kemi menduar që kemi dhënë kontribut. E vërtetë është që në Mitrovicë kam pas mbi 11 mijë vota, për çka jam i lumtur. Vendi që është neglizhuar është Mitrovica. Gjithmonë jam munduar ta ndihmojë Mitrovicën. Zakonisht pozita nuk lypi. S’jam duke lyp pozita, por kur je në një parti nuk e përjashton që mund të angazhohet në diçka tjetër”, ka thënë Muja.

Ai ka kërkuar nga Bahtiri që të ketë kujdes kur flet për të. Muja ka kërkuar nga Bahtiri që të mos e implikojë në diskutime.