Arrest shtëpiak kundër pronarit të “Shell Kosova”

Pronari i ndërmarrjes “Shell Kosova”, Lulzim Kryeziu do të mbetet për një muaj në arrest shtëpiak, bazuar në një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të premten.

Kryeziu doli sot para gjykatës nën dyshimin për dhunë në familje, raporton Gazeta Stop.

Afaristi nga Malisheva ishte denoncuar në Policinë e Kosovës nga bashkëshortja e tij të mërkurën, nën dyshimin për dhunë në familje.

Prokuroria ka dorëzuar dje në gjykatë kërkesën për paraburgimin e Kryeziut, por gjykata ka refuzuar sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata i ka caktuar atij masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurit L.K e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e
arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, siç ka bërë të ditur gjykata, është e lejuar ankesa në Gjykatën së Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.