Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Kijevë, policia jep detaje të reja për rastin

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen në Malishevë.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete)”, thanë nga Policia.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, thanë tutje nga policia.