Arrestohet personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe katë të dyshuar të të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh veç e veç.

Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga pesë të dyshuar në Prishtinë më 27 gusht.