Arrestohet shoferi që goditi dy këmbësorë në Veternik, njëri prej të cilëve vdiq

Është arrestuar shoferi i cili ka goditur dy këmbësorë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në QKUK.

Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar , pasi që ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, të dytë kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy viktimat, ku viktima femër ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.