Arrin në Kosovë Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AkR), Behgjet Pacolli, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kujtojmë se Pacolli ka qenë duke qëndruar në Zvicër në kohën kur e gjithë bota është duke u ballafaquar me përhapjen e pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.

Nga Ministria e Shëndetësisë më parë kanë njoftuar se të gjithë personat që vijnë nga vendet e prekura me Covid-19, duhet të kontrollohen nga mjekët dhe pastaj të dërgohen në karantinë për 14 ditë.

Tani mbetet të shihet nëse Pacolli do vendoset në karantinë apo do të lirohet për vetkarantinim në rezidencën e tij që ndodhet në Hajvali.