Arsenali do t’i ofrojë Xhakës një marrëveshje të re

Arsenali kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Pas fillimit të bisedimeve me Bukayo Saka, William Saliba dhe Gabriel Martinelli për kontrata të reja, Arsenali tani është i gatshëm t’i ofrojë ish-kapitenit Granit Xhaka një marrëveshje të re sipas Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Ai shkroi, “Pavarësisht raporteve, bisedimet nuk janë avancuar tani. Xhaka është i radhës në listë pas Martinelli, Saka dhe Saliba, por marrëveshja Saka duhet të finalizohet dhe gjithashtu Saliba është ende në negociata, kështu që do të duhet pak kohë dhe të diskutohet në muajt e ardhshëm”.

Kujtojmë që mesfushori ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në qershor të vitit 2024.