Arta Elezaj nxit imagjinatën me pozat e reja nga pushimet luksoze

Ndonëse në Kosovë po mbizotërojnë temperatura të ulëta, Arta Elezaj, është ‘arratisur’ në një vend tropikal për të shijuar pushimet.

Modelja e njohur nga atje nuk ka lënë anash postimin e imazheve të ndryshme përmes llogarisë së Instagramit nga pushimet luksoze.

Bukuroshja nga Klina edhe sot (e diel) ka sjell disa fotografi që kanë marr vëmendjen dhe ka nxit imagjinatën e fansave të saj.

E veshur në një fustan ngjyrë vjollce të shkurtër, Arta theksoj shpinën dhe gjoksin nga prerja e veçantë dhe e hapur e veshjes.

Linjat e saj joshëse të trupit nuk kaluan pa u komplimentuar nga fansat e saj në hapësirën e komentet, ndërsa mori mijëra pëlqime brenda pak minutash.

Elezaj ka nis prej ditësh pushimet, ndërsa nuk ka bërë të ditur vendndodhjen dhe as personin që po e shoqëron.

Ndryshe, ka kohë që modelen nuk e shohim në ndonjë projekt të ri, kujtojmë që Arta bëri famë edhe me paraqitjen e shkurtër në serialin “O sa mirë”.