Aston Villa shkatërron Liverpoolin

Aston Villa e ka shkatërruar Liverpoolin sonte në ndeshjen e xhiros së katërt të Premier Leagues.

Villa triumfoi në stadiumin e vet me rezultatin 7:2. Për Liverpoolin është hera e parë që nga viti 1963 që i pranon shtatë gola në një ndeshje. Po ashtu për kampionbin në fuqi të Anglisë është humbja e parë e pësuar në Premier League këtë stinor.

Ollie Watkins ka realizuar tre gola (4’, 23’, 39’) për Villan, ndërsa Jack Grealish (66’, 75’) realizoi dy, nga një e shënuan John McGinn (35’) e Ross Barkley (55’). Për Liverpoolin shënoi dy herë Mohamed Salah (31’, 60’).

Aston Villa i ka fituar tri ndeshjet që i ka zhvilluar deri më tash në Premier League dhe zë vendin e dytë në tabelë me nëntë pikë. Kryeson Evertoni me 12 pikë pas katër ndeshjeve. Liverpooli është i pesti me nëntë pikë.

Image