Australianët nuk i ndal as koronavirusi, ‘stërmbushen’ plazhet (Foto)

 Kur duket se koronavirusi i ri ka kapluar thuajse të gjithë globin, ka disa qytetarë që tregohen kokëfortë dhe nuk pajtohen me urdhëratë dhe këshillat e dhëna nga qeveritë.

Rasti më i fundit na vjen nga Australia. Edhe pse kryeministri australian Scott Morrison, ka urdhëruar që qindra plazhe të mbyllen, mijëra australianë janë “derdhur” nëpër plazhe, në këtë rrezik të “heshtur” si pasojë e virusit korona.

Po ashtu në vazhdën e masave parandaluese  për COVID-19, kryeministri Morrison me anë të një konference shtyp urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve, kafeneve dhe restoranteve në Australi, gjithashtu u urdhërua mbyllja e dyzinë plazhesh në Sidney.

Ndërkaq, deri më tani në të gjithë kontinentin Australian, janë regjistruar 1354 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve deri më tani është 7 persona, shkruajnë mediat e huaja.