Autoritetet ukrainase publikojnë të dhënat e fundit, sa i përket humbjeve që po u shkaktojnë rusëve

Ushtria ukrainase vazhdimisht publikon të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve që ia shkakton Moskës, që kur filloi pushtimin e Ukrainës.

Nga 24 shkurti e deri më sot, autoritetet ukrainase thonë se kanë vrarë 9.166 ushtarë rusë. E një shifër e ngjashme ishte kumtuar pak orë më herët nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Madje ata kanë publikuar listën e mjeteve ushtarake që janë shkatërruar, mirëpo disa prej tyre edhe u janë marrë me qëllim që t’i përdorin vet.

Të paktën 251 tanke

33 aeroplanë

37 helikopterë

404 mjete ushtarake

105 njësi artilerike

Në anën tjetër Moska është mundur vazhdimisht të fsheh të dhënat sa i përket humbjeve që po i pëson në Ukrainë. /Telegrafi/