Bajqinovci i VV-së, Hotit: Nuk është kryeministër, është asistent ekzekutiv i Hashim Thaçit

Deputeti Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka quajtur Kryeministrin Avdullah Hoti, asistent ekzekutiv të Hashim Thaçit.

Në seancën e sotme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Bajqinovci ka hedhur akuza drejt ekzekutivit qeverisës, ndërsa ka thënë se Avdullah Hotin nuk e sheh kryeministër, njofton Klan Kosova.

”Ai nuk është Kryeministër, Avdullah Hoti është asistent ekzekutiv i Hashim Thaçit”.

”Ia mban çantën Hashim Thaçit”, është shprehur Bajqinovci.