Vjosa Osmani për Hotin: në Kuvend e quajti PAN’in bandë mafioze, sot qeveris me ta

Derisa në kuvend prej orësh po diskutohet se a është gjuhë joparlamentare përdorimi i termit “kryeministri koti” nga Lëvizja Vetëvendosje, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se Avdullah Hoti e kishte quajtur qeverinë e PAN’it “bandë mafioze”, e tash qeveris me ta, raporton Gazeta Express. 

Pas një debati disa orësh në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për nënshkrimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, ku kryesisht është folur për fjalën “koti”,  fjalën e ka marrë kryeparlamentarja Vjosa Osmani. 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, i ka kërkuar kryeparlamentares Vjosa Osmani që ta përjashtojë nga seanca deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashin.  

Osmani thotë se nuk do ta përjashtojë askënd nga seanca dhe se fjala e lirë në Kuvend do të respektohet. 

“Unë nuk përjashtojë deputetë nga seanca. Kemi pasur rastin që janë tërhequr zhag deputetët nga salla. Unë nuk do ta përjashtojë askënd, përvec kur dikush kryen vepër penale dhe diçka të tillë. Nuk desha të bëjë konstatim arbitrar. Fjala ‘koti’ sipas cdo interpretim të doni është cilësim i lejuar me cilëndo marrëveshje ndërkombëtare. Tjetër gjë është kur ajo përdorët si mbiemër. Për këtë do të kërkojë nga komisioni që ta intepretojë”, ka thënë Osmani. 

Kryeparlamentarja ka pyetur pse nuk kishin reaguar deputetët burra, kur, sipas saj, gratë janë ofenduar gjatë seancave e nuk është kërkuar që dikush të largohet nga seanca. 

“Me ose pa mikforon kur dikush përdor gjuhë denigruese, aty shkelet integriteti. Pra kur unë ju dëgjojë t’i thoni ato fjalë, unë do të kërkojë interpretim. Me mikorofon në këtë Kuvend janë dëgjuar ofendime të grave, ato janë regjistruar, por asnjë nga burrat këtu s;ka kërkuar që të përjashtohen” , ka thënë Osmani. 

Në fund ajo ka thënë se kryeministri Hoti, kur LDK’ja ishte opozitë, e ka quajtur PAN’in bandë mafioze. 

“Zotëriu që tash është kryeministër, e ka quajtur qeverinë PAN bandë mafioze, e sot qeveris me ta. Nuk është kërkuar përjashtim i tij nga seanca”, ka thënë kryeparlamentarja.