Bankat që financojnë marrëveshjen e Musk me Twitter përballen me humbje të mëdha

Kthimi i Elon Musk për blerjen e Twitter nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe për bankat që financojnë një pjesë të madhe të marrëveshjes prej 44 miliardë dollarësh, dhe ato mund të përballen me humbje të konsiderueshme.

Si në çdo blerje të madhe, bankat do të kërkonin të shesin borxhin për ta hequr atë nga librat e tyre. Por, investitorët kanë humbur interesin për borxhe më të rrezikshme, të tilla si kreditë mbështetëse (një lloj kredie që u jepet kompanive ose individëve që tashmë kanë shuma të konsiderueshme borxhi), të frikësuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit në mbarë botën, frika e recesionit dhe paqëndrueshmëria e tregut të nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Ndërsa, Musk do të sigurojë shumë prej 44 miliardë dollarësh duke shitur aksionet e tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, dhe duke u mbështetur në financimin e kapitalit nga investitorët e mëdhenj, bankat e mëdha janë zotuar të ofrojnë 12.5 miliardë dollarë.

Bankat që përfshijnë, humbje të mëdha janë Morgan Stanley, Bank of America Corp dhe Barclays Plc.

Mitsubishi UFJ Financial Group Inc, BNP Paribas SA, Mizuho Financial Group Inc dhe Societe Generale SA, janë gjithashtu pjesë e sindikatës.

Duke vënë në dukje humbje të tjera të profilit të lartë për bankat në financimin me kredi mbështetëse, më shumë se 10 bankierë, dhe analistë të industrisë i thanë Reuters se perspektiva ishte e dobët për bankat që përpiqeshin të shesin borxhin.

Paketa e borxhit në Twitter përbëhet nga 6.5 miliardë dollarë kredi mbështetjeje, 3 miliardë dollarë në obligacione të siguruara dhe 3 miliardë dollarë të tjerë në obligacione të pasigurta.