Barcelona bën edhe një hap prapa titullit, arrin vetëm barazim me Levanten

Barcelona ka bërë edhe një hap prapa nga titulli në La Liga, pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 3-3 në Estadi Ciutat de Valencia ndaj Levantes.

Messi shënoi për 0-1 në minutën 25 para se Pedri të dyfishonte epërsinë për mysafirët.

Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim mes pjesëve.

Vendasit e nisën pjesën e dytë furishëm duke shkurtuar fillimisht me Meleron në minutën 57 dhe duke barazuar me Moralesin dy minuta më vonë.

Dembele riktheu epërsinë për blaugranasit në minutën 64 e kur u duk që mysafirët do t’i merrnin të trija pikët ishte Sergio Leon që barazoi shtatë minuta para fundit.

Me këtë barazim Barcelona pozicionohet e dyta me 76 pikëm një pikë më pak se Atletico Madridi e një më shumë se Real Madridi por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Levante pozicionohet në vendin e 13 me 40 pikë.