Barcelona e kërkon fitoren e parë sezonale sonte

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e dytë kampionale sonte në La Liga.

Katalonasit do ta presin në “Estadio Olimpico” ekipin e Cadizit me fillim nga ora 19:30, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez e nisi dobët sezonin 2023/24.

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Getafes javën e kaluar.

E në anën tjetër, Cadiz shënoi fitore 1:0 ndaj Alaves.