Barcelona ka bërë një kundër-ofertë për Messin, ai ka gjasa të qëndrojë

Barcelona mund ta bëjë një kundërofertë për Messin.

Sipas Diario AS, Barcelona ka bërë një kundër-ofertë për Lionel Messin dhe ai ka gjasa të qëndrojë në klub, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që Drejtori ekzekutiv i Barcelonës, Ferran Reverter i ka bërë një ofertë befasuese babait të Messit, Jorge në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, por lajmi nuk mund të konfirmohet nga gazeta spanjolle ende.

Ai mund të qëndrojë në rast se pranon ofertën dhe uljen drastike të pagës, por ende nuk dihet sesa larg kanë shkuar negociatat me PSG-në.