Bashkëshorti plagosë gruan me armë zjarri në Vushtrri

Mbrëmë në Vushtrri, rreth orës 20:45, ka ndodhur një tentim vrasje.

Një person me probleme psikike ka plagosur gruan e tij me armë zjarri.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari ende është në arrati.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja. Rasti po vazhdon të hetohet.