Beatrix emocionon: Vjen me urim për çiftin Bora-Donald

Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet kanë qarkulluar lajme se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ribashkuar. Kjo pasi dyshja u kapën mat në Itali.

Së fundmi, Beatrix Ramosaj ka thyer për herë të parë heshtjen në lidhje me ribashkimin e tyre. Në një intervistë për “Mirage” ajo ka deklaruar se iu uron lumturi.

Gazetari: Gjithë publiku duan të dinë reagimin e Trixës për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi nëpër media, që persona të caktuar janë parë bashkë sërish. Si e komenton Trixa?

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë, atëherë dhe unë ua uroj”, është shprehur këngëtarja.